Dy të vdekur në një bar LGBTI+ në Sllovaki pas një krimi urrejtje

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave në një bar për pjesëtarët e komunitetit LGBTI +. në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë.
Teksa informacionet e sulmit nuk janë bërë të ditura ende nga autoritetet atje, autori u gjet i vdekur mëngjesin e së enjtes nga policia.
Megjithatë, mediat lokale kanë raportuar se autori ka pasur disa postime në rrjetet sociale, në të cilat kuptohet se ka pasur qasje kundër komunitetit LGBT dhe hebrenjve.
Sipas mediave, sulmuesi ka qenë sllovak dhe djali i një ish-kandidati për një parti politike të ekstremit të djathtë.
Vetë kryeminsitri i Sllovakise, Eduard Heger, e ka dënuar sulmin, duke thënë se kjo formë e ekstremizmit është e papranueshme.
Edhe Presidentja Zuzana Caputova, u ka bërë thirrje politikanëve shtetërorë që të mos përhapin urrejtje.
Ky rast, që dyshohet se është krim mbi baza të urrejtjes.