E diela pedonale ne Tirane
Një nismë e quajtur “E diela pa makina” e marrë prej qytetarëve të Tiranës ka bërë që disa dhjetra të rinj të bëjnë një marshim në rrugët kryesore të Tiranës ditën e dielë më 19 tetor. Ndërkohë që në rrjetet sociale qarkullon një peticion online, qytetarët theksojnë se një e dielë pa makina do të mundësonte bllokimin e qarkullimit prej orës 8:00 në 21:00 në zonën e Bulevardit “Deshmoret e Kombit” dhe atë të ish-Bllokut.
Arsyet që e nxisin një nismë të tillë janë të lidhura më së shumti me nivelet e larta të ndotjes në krahasim me vendet e BE-së, sakaq ndotja akustike prej zhurmave të makinave përbën gjithashtu një shqetësim për qytetarët. Një e dielë pëdonale do të mundësojë një cilësi më të lartë të jetës në Tiranë duke përmirësuar shëndetin mendor dhe fizik të qytetarëve shprehet nisma me anë të peticionit.
Megjithatë, nismës i mungon një rend krahasimor me vende të tjera që implementojnë një praktikë të ngjashme. Duke pasur parasysh se Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është një prej akseve kryesore në vend, sa e mundur është që të bllokohet çdo të dielë, pa pasur pasoja për lëvizjen e mallrave dhe bllokimin e akseve të tjera?