Ecovolis ben thirrje: Riciklo dhe Pedalo Falas!
Unë Ricikloj dhe Ecovolis tashmë e kanë një ofertë konkrete, ku mund te paguani nepermjet materialeve te riciklueshme. Riciklo dhe Pedalo është një fushatë e cila i mundëson përdoruesve të biçikletës Ecovolis të paguajnë nëpërmjet kanaçeve. Njoftimet tashmë janë vendosur në stacionet Ecovolis!
o 10 kanaçe = 1 orë
o 25 kanaçe = 1 ditë
o 40 kanaçe = 1 javë.
Sfida e kësaj fushate është të mësojmë të riciklojmë, të kursejmë ca para duke i dhënë vlerë cdo materiali të riciklueshëm dhe të mbrojme mjedisin e përbashkët.
“Paguani me kanaçe” është mënyra jonë për ta bërë jetën më të thjeshtë, mbro mjedisin dhe mban veten në formë duke pedalur. Riciklo dhe Pedalo është baraz me “Mbro mjedisin” ne katror!
Mbi të gjitha cdo kanace që ju do të paguani në formën e monedhës për të marrë bicikletat me qera, do të përdoret me qëllim bamirësie në “Garën e Krishtlindjeve” një aktivitet në ndihmë të fëmijeve në nevojë.
Fillo Riciklo! Mjaft i hodhëm si mbeturina!
Ecovolis & Unë Ricikloj!