Edhe një herë, si gazetarë e aktivistë e rrëzuan dhëmbë për dhëmbë propagandën e Ramës!

Mbrëmjen e së enjtes, në një transmetim 3 orësh, në emisionin “Real Story” në “News 24” kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë para gazetarëve, dhe analistëve, Robert Rakipllari, Alfred Lela dhe Agron Gjekmarkaj, për tu përgjigjur për aksionin e rëndë të shtetit mbi Teatrin Kombëtar, në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës.
Një ndër ҫështjet që zuri pjesën më të madhe të diskutimit, ishte përdorimi i dhunës nga policia dhe policët e armatosur që kishin hyrë në Teatër, duke terrorizuar artistët e aktivistët që e mbronin atë.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, mohoi me këmbëngulje të jetë përdorur dhunë, e që policia ka qenë e armatosur atë natë.
Rama u mundua ta shpjegojë aksionin e policisë me detaje, edhe pse shumë e gjykuan se nuk është në kompetencë të tij të tregonte aksionin me detaje.
Rama, tha se policia e armatosur dhe forcat speciale kanë qenë në ambientet e Brendshme të Ministrisë së Brendshme, godina e së cilës ndodhej afër Teatrit të shembur Kombëtar.
Rama, tha se asnjë moment nuk është përdorur dhunë mbi asnjë qytetarë ditën e diele.
Por, paralelisht me kryeministrin, rrjetet sociale po “shpërthenin” dhe dukej qartë se qytetarët tanimë kishin mjaftueshmërisht prova dhe fakte që e hidhin poshtë ҫdo fjali të kryeministrit Rama.
Si rrallëherë, gazetarë, aktivistë të Shoqërisë Civile e qytetarë hodhën poshtë ҫdo fjali të Ramës, ku thoshte se nuk kishte dhunë dhe nuk kishte forca të armatosura.
Provat ishin të qarta, fotot e videot nuk kishin nevojë për asnjë koment tjetër, ndërsa gazetarë si Andi Bushati që njihet si kundërshtar i Ramës, por edhe Rudina Xhunga që mban një linjë të majtë, e quajtën shfaqje të turpshme emisionin e kryeministrit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Teatër ky që ende nuk është inaguruar.
Më poshtë, sjellim disa fakte të dhëna mbrëmë gjatë kohës që kryeministri Rama ishte live, nga gazetarë e aktivistë, dhe që hodhën poshtë ҫdo këmbëngule të Ramës për dhunën e paprecedentë të përdorur nga policia, dhe prezencën e policisë së armatosur./ HistoriaIme





