Edhe nje here si njehere: Na vjedhin ne karburant, por emrat e kompanive jane sekret
Numrin e sotëm, gazeta Shqip trajton rezultatet e kontrollit të drejtorisë së Metrologjisë, e cila konstaton sërish dhjetëra subjekte të tregtimit të naftës me shkelje, por pa dhënë asnjë emër se ku konsumatorët vidhen pa reshtur. Në një njoftim të së hënës, ky institucion ka bërë publike konkluzionet e inspektimit në 10 ditë në 225 subjekte. Vërehen një sërë shkeljesh, sidomos në pistoletat furnizuese, ku pretendohet se kryhet dhe vjedhja ndaj konsumatorit.