Ekspozita ne muzeun Hebraik te Berlinit ngjall debate
Një ekspozitë në Muzeun Hebraik të Berlinit ka si qëllim të informojë vizitorët për hebrenjtë e Gjermanisë në ditët tona. Thuajse 180 mijë hebrenj gjermanë u vranë gjatë Holokaustit të Luftës së Dytë Botërore, një shifër që përfqësonte thuajse gjithë komunitetin hebraik në Gjermani në prag të Luftës së Dytë Botërore. Sot, numri i hebrejve në Gjermani është rritur, por përqindja e tij në popullsinë gjermane ende është e pakët. Ekspozita e hapur në Muzeun hebraik ka në qendër një kuti në të cilën është ulur një hebre që iu përgjigjet pyetjeve të vizitorëve. Kjo mënyrë ekspozimi ka ngjallur debate të ndryshme.