Ekstremizmi i djathte: nese je brenda nuk largohesh dot
Ai që dëshiron të shkëputet nga ambjenti nazist, duhet të llogarisë hakmarrje nga kjo skenë. Inisiativat e shoqërisë civile u ofrojnë personave që duan të shkëputen ndihmë, të cilën shteti nuk ka mundësi t’ua japë. Gruaja, që dikur quhej Tanja Privenau nuk dëshiron që ta njohin, sepse ka shumë armiq. Këta armiq kanë qenë dikur shokët më të mirë, kur ajo ishte ende nacionalsocialiste e bindur. Nga skena naziste, Tanja Privenau u shkëput më 2005, që atëherë ajo bën “një jetë të re me kufizime”.