Europa shënon Ditën e Fitores në mes të pandemisë së koronavirusit
Udhëheqësit në të gjithë Evropën kanë shënuar ditën e djeshme më 8 maj, dhe sot në 9 maj, 75-vjetorin e Ditës së Fitores së Europës, me ceremonitë e organizuara si rralëherë me pjesëmarrës të ulët, pasi shumë vende të kontinentit mbeten ende nën bllokimin e koronavirusit.

Dita e Fitores së Evropës, është një ditë që feston pranimin zyrtar nga Aleatët e Luftës së Dytë Botërore të dorëzimit të pakushtëzuar të Gjermanisë naziste dhe të forcave të saj të armatosura të martën e 8 majit të vitit 1945, duke shënuar kështu dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë.
Kjo ditë festohet në të gjithë shtetet e Evropës Perëndimore më 8 maj.
Ndërsa në Evropën Lindore, Rusia, Bjellorusia,Serbia dhe Shqipëria e festojnë më 9 maj, ashtu si disa vende të tjera të ish bllokut Sovjetik.
Izraeli gjithashtu shënon këtë ditë më 9 maj, si rezultat i numrit të madh të emigrantëve që u vendosën në Izrael pas viteve 90′ nga vendet e ish bllokut Sovjetik, megjithëse nuk është një festë zyrtare.

Mbretëria e Bashkuar ka mbajtur një heshtje dy-minutëshe për të nderuar të vdekurit e luftës, dhe më vonë do të transmetohet edhe një mesazh i mbretëreshës.
Drejtuesit e Francës dhe Gjermanisë, Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, vendosën kurora me lule në ceremoni të vogla përkujtimore në 8 maj.
Ngjarje të tjera po mbahen gjithashtu për të shënuar humbjen e Gjermanisë naziste, por mbledhjet e mëdha mbeten të ndaluara.

Përvjetori i Ditës së Europës duhej të ishte një gëzim i madh dhe festë publike për veteranët e luftës që çliruan Evropën nga nazizmi, por ata veteranë tani janë të mbyllur brenda në shtëpi nga bllokimi i koronavirusit.
Gjithsesi kjo datë nuk ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore, pasi Japonia perandorake nuk u mposht nga Aleatët deri në Gusht të vitit 1945.