FOTO REPORTAZH/ Realiteti i trishte dhe i varfer i diteve te fundit te Bashkimit Sovjetik
Këto fotografi mund të duken nga periudha e Drepresionit të Madh, por në fakt janë bërë vetëm tre dekada më parë në Bashkimin Sovjetik, në prag të shpërbërjes së këtij të fundit.
Raftet bosh dhe radhët e gjata të njerëzve që prisnin për të marrë ushqime, ishin të zakonshme në periudhën e fundit, në prag të rrëzimit të Bashkimit Sovjetik.
I konsideruar si shteti më i fuqishëm pas Amerikës në ato vite, realiteti ishte krejt tjetër brenda këtij konglomerati të madh shtetesh.
Pamje të tilla, të cilat kanë qenë shumë herë më të rënda dhe dëshpëruese, natyrisht që nuk mund t’i harrojmë as ne shqiptarët deri në vitet ’90./TemA/