Foto/Ja si do jete Vlora me projektin e ri
Zbardhen disa detaje të reja të projektit fitues të shëtitores në Vlorë. Projekti i studios belge XDGA, të përfaqësuar nga arkitekti Xaveer de Geyter, ka lënë mbresa të veçanta. Ridimensionimi i kësaj pjese të bregdetit, sipas një konceptimi modern, integrimi në të edhe i portit të qytetit, i shndërruar në një mjedis kryesisht në funksion të turizmit, ashtu siç është edhe pritshmëria e këtij objekti në muajt dhe vitet në vazhdim, do të krijojë një raport efektiv dhe një vizion zhvillimor për Vlorën, ashtu sikundër do të ofrojë edhe një pamje të re të ballinës së qytetit nga hapësira detare./albeu.com