Foto/Lote gezimi teksa Koreja e Veriut lejon familjaret e mbetur ne Korene e Jugut te kalojne kufirin pas 6 dekadash
Qindra të moshuar koreano-veriorë dhe koreano-jugorë të ndarë nga lufta më shumë prej gjashtë dekadash janë bashkuar sot me lot në sy, në një periudhë të rrallë marrëdhëniesh të qeta mes dy vendeve. Koreano-jugoret e moshuar kanë udhëtuar përmes borës në malin e Diamantit për t’u ribashkuar me të afërmit që nuk i kishin parë prej luftës koreano që zgjatë nga viti 1950 deri në vitin 1953. Ata u përqafuan dhe derdhën lot gëzimi, por bashkimi do zgjasë vetëm në pak ditë pasi ata duhet të kthehen sërish ncë vendin e tyre.