Fullani ishte ne dijeni per arrestimin, qendroi ne zyre qe te mos prangosej para familjes (VIDEO)
Ardian Fullani duket se ka qenë në dijeni të arrestimit të tij.
Pak orë para prangosjes, ai kishte telefonuar avokatin Maks Haxhia, duke kërkuar ndihmën e tij.
“Duket se Fullani ka qenë në dijeni të këtij vendimi. Kjo është konfirmuar mbrëmë edhe nga avokati i tij, Maks Haxhia, i cili deklaroi se ka pasur një komunikim telefonik me Fullanin, rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme.
Guvernatori i ka telefonuar Haxhisë, jo vetëm si avokat, por edhe si mik i ngushtë i tij, duke i kërkuar mbrojtje ligjore, por pa i cilësuar se për çfarë bëhej fjalë”, shkruan “Panorama”
Për këtë arsye, Fullani ka ndenjur deri vonë në zyrë, në mënyrë që të mos arrestohej në shtëpinë e vet.
Ndërkohë, ‘Panorama” shkruan se tashmë ai ndodhet në një qeli të posaçme në policinë e kryeqytetit.
Marrë nga gazetatema.net