“Furtune” ne Policine Rrugore
“Policia Rrugore e kryeqytetit është prekur nga një furtunë shkarkimesh dhe përjashtimesh”, shkruan TemA Online.
Mësohet se “kupola drejtuese e kësaj policie është ndëshkuar me masa, ndërkohë që janë përjashtuar 13 oficerë policie.”
Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës Dritan Bonaj, është ulur me një gradë nga Kryekomisar në Komisar, ndërsa 3 komandantë të trafikut të Policisë Rrugore si dhe 10 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor janë përjashtuar nga Policia e Shtetit.
Shkarkimi është bërë mbrëmë vonë në darkë pas një hetimi nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, që konstatoi shkelje dhe performancë të dobët të Policisë së Qarkullimit Rrugor.
Sipas burimeve të Policisë së Shtetit te cituara nga media, dyshohet se shkak është bërë “gjetja e abuzimeve me gjoba nga zinxhiri komandues i Policisë së Qarkullimit Rrugor”.
“Nga Drejtoria e Policisё Rrugore nё Drejtorinё e Pёrgjithshme tё Policisё sё Shtetit ёshtё zhvilluar njё inspektim nё Komisariatin Rajonal tё Policisё Rrugore pranё Drejtorisё sё Policisё sё Qarkut Tiranё, nё përfundim tё tё cilit ёshtё rekomanduar fillimi i ecurisё disiplinore pёr shkeljet e konstatuara.
Bazuar nё rregulloren e Disiplinёs nga Drejtoria e Standardeve Profesionale nё Drejtorinё e Pёrgjitshme tё Policisё sё Shtetit ka filluar hetimi administrativ, nё pёrfundim tё tё cilit janё ndëshkuar me masё disiplinore 22 punonjёs tё niveleve tё ndryshme tё këtij Komisariati.
Pёr 13 punonjёs ёshtё marrё masa disiplinore “përjashtim nga policia” pёr shkelje tё rёnda disiplinore. Ndёrkohё pёr 8 punonjёs ёshtё marrё masa disiplinore “pezullim pa pagesё 20 ditё” dhe pёr 1 punonjёs ёshtё marrё masa disiplinore “ulje nё gradё 3 muaj”.
Bazuar nё Rregulloren e Disiplinёs sё Policisё sё Shtetit, punonjësit e ndëshkuar me masё disiplinore kanё tё drejtёn e ankimimit“, thuhet në një reagim të policisë.