Gjendet trupi i 18-vjecarit qe u mbyt ne lumin Erzen
Gjendet pas më shumë se një javë kërkime trupi i pajetë i 18-vjeçarit Erion Alizoti, i cili humbi gjatë një ekskursioni në kanionet e lumit Erzen.
Ngjarja ndodhi më 30 mars në fshatin Pëllumbas, gjatë ekspeditës që 50 të rinj po bënin në këtë zonë. Sipas dëshmitarëve, Alizoti ka rënë në vendin e quajtur “Skurane”, 30 metra poshtë Shpellës së Pëllumbasit, përtej malit të Dajtit. Pjesëtarët e grupit që ndodheshin me të, arritën të shpëtonin një tjetër të ri që ra në kanion./gazetadita.al