Gjykata Europiane akuzon Turqinë për keqpërdorim të fondeve për krizën e refugjatëve
 
			    	    Gjykata Europiane e Audituesve ka shprehur dyshime rreth përdorimit të fondeve europiane për përballimin e krizës së refugjatëve nga Turqia. Gjykata ka kërkuar zyrtarisht një raport nga Ankaraja, e cila refuzon të shpjegojë se si dhe ku janë shpërndarë fondet e BE-së.
Në vitin 2016, Turqia nënshkroi një marrëveshje me Bashkimin Europian, ku u zotua të reduktojë numrin e refugjatëve që do të kalonin kufijtë e Turqisë për në territorin e BE dhe në këmbim do të merrte fondet e nevojshme për trajtimin dhe riatdhesimin e tyre.
Gjatë këtyre viteve, fondet dhe donacionet kapin shifrën e 1.1 miliardë eurove dhe skemat e përfitimit përfshijnë një sistem në të cilin refugjatët mund të tërheqin rreth 30 euro nga kartat e parapaguara për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave të tyre. Qeveria turke nuk ka dorëzuar listen me numrat e identifikimit të refugjatëve apo familjeve pvrfituese, veprim i cili çon në spekulime se një pjesë e fondeve mund të jenë përvetësuar nga autoritetet turke për qëllime të tjera.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshje, shtetet e BE deklaruan se në qoftë se paratë do të përdoren në mënyrën e duhur, anëtarët mund të ofrojë dhe 3 miliardë euro shtesë në ndihma. Mendohet se rreth 3.5 milion refugjatë sirianë ndodhen aktualisht në territorin turk./ k.j
Burimi: Euronews

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.