Gjykata liron dhendrrin qe martohet te dielen
Gjykata e Fierit dënoi një 25-vjeçar me 10 ditë burgim pse ishte kapur duke drejtuar motoçikletën pa kaskë në kokë, por babai i tij apeloi për ndryshimin e vendimit për shkak se i biri martohej këtë të diel. Kjo ishte historia e të riut Rudjan Driza, i cili duhet të ishte duke bërë përgatitjet e fundit për ditën e tij të dasmës, e parashikuar për këtë fundjavë, por fatkeqësisht prej disa ditësh ndodhej pas hekurave të burgut, pasi u kap nga policia teksa udhëtonte pa kaskë me motorin e tij.