Gjyshi i Bleona Mates: Kam informacione se eshte ne Turqi, po e kerkoj vete
Gjyshi i vogëlushes së zhdukur 4 vjet më parë në Zapod të Kukësit vijon kërkimet për mbesën e tij deri në Stamboll të Turqisë.“Para një muaji kemi marrë vesh rastësisht se është parë diku në Turqi dhe kam dërguar njerëzit atje. Por deri tani nuk kemi asgjë. Po vazhdojmë kërkimet edhe në Greqi. Jemi hapur në të gjitha krahët me njerëzit tanë atje, jo me shtetin. Dyshimet e mia ja kam thënë prokurorisë, por ende asnjë rezultat”- deklaroi Zenel Mata.