Grabitjet vazhdojne e vazhdojne
Dy persona të armatosur kanë grabitur një filial banke ditën e sotme në Orikum. Sipas dëshmitarëve grabitësit kanë qëlluar me armë në ajër dhe më pas kanë marrë paratë shuma e të cilave nuk bëhet me dije. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. ndërkohë kanë nisur patrullime nga toka dhe ajri për kapjen e tyre. Dyshohet se autorët janë fshehur në një pyll në zonën e njohur si fusha e fshatit Dukat./Balkanweb.com/