Greqi, mbyten 2 varka me emigrante. Disa te vdekur.
Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Samos mëngjesin e sotëm, pasi janë përmbytur dy varka me 60-65 pasagjerë në bord. 2 persona, të dyshuar si emigrantë ilegalë janë gjetur të mbytur. Deri tani janë shpëtuar 37 persona, vijojnë kërkimet.Në operacionin e kërkimit marrin pjesë helikopterë super Puma, një luftanije dhe disa varka shpëtimi. Kreu i bashkisë së Samos në Greqi ka njoftuar se operacioni i shpëtimit është në aktivitet të plotë duke iu referuar kushteve të motit që e favorizojnë./Shqiptarja.com/