Greqi, sherr mes dy shqiptaresh ne burg, vdes 24-vjecari
Një sherr mes dy të dënuarve shqiptarë në burgun e Patras në Greqi, ka përfunduar tragjikisht për njërin prej tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në burgun e Shën Stefanit, ku dy të burgosur shqiptarë u përleshën në hapësirën e përbashkët të burgut.
Njëri prej tyre përdori një thikë të improvizuar dhe qëlloi për vdekje bashkëvuajtësin e tij. Viktima është një 24 vjeçar i dënuar 12 vjet per grabitje, ndërsa autori i krimit i dënuar me burg të përjetshëm për trafik droge dhe posedim armësh.
Policia ka nisur të marrë në pyetje të dënuarit e tjerë për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që Ministria e Drejëtsisë ka urdhëruar një hetim disiplinor./Balkanweb.com/