Gripi i derrit, konfirmohet viktima e dyte
Pas rasteve të diagnostikuara ditët e fundit me virusin e A(H1), në vendin tonë është shënuar viktima e dytë nga gripi i derrit. Një 86-vjeçar ka ndërruar jetë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Lajmi konfirmohet edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit publik, 86-vjeçari ka shfaqur insuficiencë kardio-cirkulatore, si dhe sindromë të rëndë respiratore.