Hetimi i KLD/ Gjyqtaret fitojne miliona duke dhene mesim ne universitete
Një hetim i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2012- 2013, ka zbuluar se gjyqtarët kanë përfituar në total një shumë prej 67 milionë lekësh të vjetra duke dhënë mësime në universitetet private dhe publike.Bëhet fjalë për gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit. Shumica e tyre e ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa një autorizim nga KLD.