Historike në Greqi/ Pagëzohen fëmijët e një çifti Gay në Kishën ortodokse!

Dizajnerët e modës Evanggelos Bousis dhe Peter Dundas u bënë çifti i parë Gay në Greqi që pagëzuan fëmijët e tyre Alexios një vjeç dhe Eleni tre muajshe në një kishë ortodokse.
Kryepeshkopi i Amerikës Elpidophoros bëri pagëzimin për fëmijët e çiftit në Athinë. Pagëzimi u bë në kishën ortodokse greke Panagia Faneromeni në dioqezën e Mitropolitit Nikolaos të Mesogaisë.
Bousis lavdëroi Kryepeshkopin në mediat sociale për pikëpamjen e tij “dashuri pa gjykim” për të mbajtur “pagëzimin e hapur të fëmijëve të çifteve të të njëjtit seks” brenda Kishës Greke.
Ai postoi në Instagram një seri fotosh me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre, Alexios dhe Eleni, ku një pjesë e mbishkrimit shkruante: “Jemi krenarë që i pagëzuam fëmijët tanë Alexios dhe Eleni në pagëzimin e parë të hapur LGBTQ+ në kishën ortodokse greke! Kryepeshkopi i Amerikës, eminenca e tij Elpidophoros na nderoi duke pagëzuar engjëjt tanë.”
Edhe një familjar i tij shkruajti: “Dje ishte vërtet një moment i veçantë jo vetëm për familjen time dhe mua, por për të gjithë kishën tonë ortodokse greke. Vëllai im @evbousis dhe @peter_dundas u bënë çifti i parë i hapur GAY që pagëzuan fëmijët e tyre, nipin tim Alexios dhe mbesën Eleni. Faleminderit liderit tonë të madh shpirtëror, eminencës së tij Kryepeshkopit të Amerikës Elpidoforos, që pagëzoi foshnjat dhe nuk largoi asnjë fëmijë apo pjesëtar të besimit tonë. Ky është përparimi dhe udhëheqja që na nevojitet në kishën tonë, ku asnjë personi nuk duhet t’i mohohet kurrë Zotit tonë për shkak të asaj se çfarë janë, si zgjedhin të jetojnë jetën e tyre dhe kë duan.“
kjo është prova që tregon që të gjithë jemi bij/bij të Zotit dhe Ai i do të gjithë njerëzit njësoj./ HistoriaIme