Huliganet serbe sulmojne bizneset shqiptare ne Novi Sad/Nikolic: Nuk do te tolerojmë raste te tilla
Huliganët serbë sulmojnë sërish shqiptarët që jetojnë në Serbi. Sipas mediave serbe huliganët kanë kryer disa sulme ndaj bizneseve të shqiptarëve pas ndeshjes midis Shqipërisë dhe Serbisë, e cila është zhvilluar të martën në Beograd.
Në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh në Serbi, katër restorante ‘fast-food’ janë sulmuar gjatë natës. Po ashtu raportohet se një grup i personave të maskuar kanë kërcënuar dhe abuzuar verbalisht një punëtore në këto restorante.
Sulme ndaj bizneseve shqiptare ka pasur edhe në Beograd.
Sipas mediave serbe policia ende nuk ka identifikuar autorët, ndërsa autoritetet lokale kanë dënuar këto ngjarje.
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme Aleksandër Nikoliç tha sot se “Serbia nuk do të tolerojë përhapjen e urrejtjes fetare dhe etnike, dhe se të gjithë ata që bëjnë këto akte do të ndëshkohen rëndë”.
“Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar intensivisht për të identifikuar personat që kanë sulmuar në ditët e fundit ndërtesat në pronësi të qytetarëve tanë të kombësisë shqiptare”,tha Nikoliç.
Ai theksoi se policia do të mbrojë të gjithë duke garantuar siguri të barabartë për të gjithë qytetarët e saj.
Marrë nga gazetatema.net