Il Messaggero: Cana rrezikon te denohet nga UEFA?
Gazeta italiane Il Messaggero shkruan se kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana mund të rrezikojë të pezullohet nga UEFA për disa muaj nga të gjitha ndeshjet.
Il Messaggero shkruan se për shkak të përballjes së Canës me një tifoz serb i cili kishte gjuajtur me stol një tjetër lojtar shqiptar, Cana mund të ndalohet nga UEFA që të luajë nga 6 muaj deri në 18 muaj.
Nëse kjo ndodh, shkruan gazeta italiane, Cana do të ndalohet të luajë edhe për skuadrën e Lazios duke qenë se rregullorja e re e UEFAs parashikon që dënimi të shtrihet për lojtarët edhe në skuadrat ku ata luajnë, jo vetëm në ndeshjet me kombëtaren.
Denime te ngjashme mund te kete dhe per futbolliste te tjere.
http://sport.ilmessaggero.it/calcio/serie_a/cana-rischia-uno-stop-da-6-a-18-mesi.-l-amp-39-uefa-potrebbe-squalificarlo-per-la-rissa-di-belgrado/960881.shtml