Imami Ahmed Kalaja, “Asnje shqiptar s’duhet te shkoje ne Siri”.
Ahmed Kalaja, imami dhe ligjëruesi i njohur fetar shprehet në një intervistë për gazetën “Tema”, se konflikti sirian nuk duhet të përfshijë shqiptarë të asnjë treve. Imami jep dhe shpjegimin e saktë të fjalës “xhihad”, e cila sipas tij ka humbur kuptimin e vërtetë. “Jemi ndeshur shpesh në media me termin “xhihad”, e cila për fatin e keq ka humbur kuptimin e vërtetë të fjalës.