Italia me kryeminister te ri? Renzi drejt qeverise me makine smart (VIDEO)
Rreth ores 11.30 sot Mateo Renzi sekretari i ri i PD ne Itali ka mberritur ne oborrin e Pallatit Chigi, qe eshte selia e qeverise italiane per tu takuar me kryeministrin Enrico Letta.
Media po flet per mundesine e kalimit te pushtetit nga Letta te Renzi, nje prej politikaneve tashme kyc te vendit fqinj.
Por ajo qe ka surprizuar gazetaret ka qene menyra si ka mberritur Renzi. Ai ishte vetem dhe drejtonte nje makine smart me te cilen eshte futur me shpejtesi ne oborrin e qeverise.
Here te tjera ai eshte pare te udhetoje me tren nderkohe qe nuk leviz asnjehere me truproja. Detaje te vogla qe bejne ndryshim te madh ne vendin ku politika eshte e fundit qe ndryshon…
/k.p./repubblica.it/
Me poshte video: