Italia ne alarm per arrestimin e dy xhihadisteve nga Kosova. Hyne me viza te rregullta nga Prishtina
Dy xhihadistë shqiptarë nga Kosova kanë vënë në lëvizje të gjithë shtetin italian. Italia është vënë në alarm për arrestimin e tyre, pasi ata kanë hyrë me viza të rregullta. Hetimi i bërë nga EULEX dhe prokuroria e Romës zbuloi skandalin e shitjes së vizave hyrëse në Itali nëpërmjet selisë së saj në Prishtinë për vetëm 3500 mijë euro.
“Repubblica.it” ka publikuar disa detaje të këtij hetimi ku shkruan se vizat mund të merreshin lehtësisht në Prishtinë dhe për këtë shkak 3 xhihadistët shqiptarë kanë hyrë në Itali. Njëri prej tyre ka hedhur veten në erë në një atentat në Irak, ndërsa dy të tjerët nuk dihet ende se ku ndodhen.
“Kanë qenë në Itali. Ishin të tre xhihabistë. Është e pabesueshme por kështu është. Tani ka nisur operacioni për arrestimin e islamistëve të rrezikshëm me origjinë kosovare që dyshohet se mund të jenë ende në territorin tonë. Njëri hodhi veten në erë në një atentat në Irak, ndërsa për dy të tjerët s’ka asnjë gjurmë” shkruan sot Tgcom.
Konsulli italian në ambasadën e Prishtinës është larguar menjëherë pasi akuzohet se ka dhënë 3 vizat hyrëse dhe qindra të tjera viza turistike. Konsulli Louis Michael Giffoni, për momentin nuk është në hetim, është shkarkuar me shpejtësi nga ministria e Jashtme italiane muajt e kaluar. S.S
Marrë nga ResPublica.al