Ja si grabiten trenat ne stepat e gjera te Fushe-Krujes
Nuk janë hapësirat e pamata të Miduestit amerikan në epokën e kaubojsave, as stepat e pafundme të Rusisë në kohrat e perandorisë cariste apo luftës civile. Është fjala për një aks prej 4 kilometrash nga fshati Mërqin i Krujës deri në afërsi të Vorës, ku trenat e mallrave grabiten vazhdimisht. Rasti i fundit është ai i djeshëm, kur katër persona ende të paidentifikuar, kanë arritur të grabisin rreth 10 ton qymyr koks nga treni i mallrave Shkodër-Tiranë.