Jahjaga, Mustafa e Thaci: Bashke te premten ne mbremje! (FOTO)
Mediat ne Kosove po njoftojne per nje takim mes Presidentes Atifete Jahjaga, kreut te PDK Thaci dhe atij te LDK Mustafa.
Gazeta Zeri shkruan:
“Vetëm para pak çastesh në një koktej të organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, të pranishëm janë parë presidentja Atifete Jahjaga, lideri e PDK-së, Hashim Thaçi, dhe ai LDK-së, Isa Mustafa në njerën prej kafiterive të kryeqytetit, transmeton Indeksonline.
Nuk dihet nëse ky takim i kësaj treshe, ka ndikuar në gjetjen e zgjidhjes për ngërçin politik në vend.
Vlen të theksohet se ky takim ‘festiv” në orët e mbrëmjes së të premtes, vjen pas takimit të presidentes Jahjaga me senatorin amerikan Murphy”.
Gazeta Express raporton tamam te njejten gje:
“Lideri i PDK’së Hashim Thaçi dhe ai i LDK’së Isa Muastafa janë në një takim në njërën nga kafiteritë e kryeqytetit.
E pranishme ishte edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Takimi vjen pas takimit të sotëm të presidentes me senatorin amerikan Chris Murphy.
Dyshja po zhvillojnë takimin në kuadër të një kokteji të organizuar nga Ambasada Amerikane derisa Express pas pak ju sjell më shumë hollësi”.