Juncker zevendeson Barroson ne krye te ekzekutivit te BE-se. Votohet me 422 vota, pavaresisht kundërshtimit anglo-hungarez
Pas fjalës së mbajtur në seancë dhe procesit të votimit, Jean-Claude Juncker është konfirmuar si president i ardhshëm i Komisionit nga Parlamenti Europian. Ai zëvendëson kështu “kryeministrin” në largim Jose Manuel Barroso. Për luksemburgasin votuan 422 deputetë, kundër ishin 250 dhe 47 abstenuan, ndërsa 10 vota ishin të pavlefshme. Ish-kryeministri i Luksemburgut është emëruar nga krerët e qeverive të BE-së muajin e kaluar, pavarësisht kundërshtimeve të Britanisë dhe Hungarisë.
Në seancën e sotme të PE-së, ai megjithatë ka gëzuar mbështetje nga dy fraksionet më të mëdha – Partia Popullore Europiane dhe Social-Demokratët. Liderët e BE-së do të mblidhen nesër në Bruksel për të emëruar shefin e ardhshëm të politikës së jashtme të Bashkimit Europian dhe ndoshta presidentin e ardhshëm të Këshillit të BE-së.
a.k
Marrë nga ResPublica.al