Presidentja e Komisionit Europian i ka dërguar një kerkese “falje të përzemërt” për lënien e Italisë në baltë gjatë nisjes së epidemisë së konavirusit.
“Po, është e vërtetë që askush nuk ishte me të vërtetë gati për këtë,” – deklaroi Ursula von der Leyen të enjten në mëngjes.
“Eshtë gjithashtu e vërtetë që shumë nuk ishin atje në kohën kur Italisë i duhej ndihmë që në fillim. Dhe për këtë, është e drejtë që Europa si e tërë të kërkojë falje”.
Von der Leyen deklaroi gjithashtu se “Europa tani është bërë zemra e solidaritetit në botë”, duke treguar përpjekjet e përbashkëta të bëra nga institucionet e BE dhe vendet anëtare për shpërndarjen e pajisjeve mjekësore, ofrimin e shtretërve spitalorë si dhe vendosjen e marrëveshjeve për financimin e rimëkëmbjes.
Deklarata u bë gjatë seancës së sotme plenare të Parlamentit Europian, e cila ishte seanca e dytë speciale që prej marrjes së masava parandaluese kundër Covid-19, me distancë sociale dhe një numër të kufizuar të politikanëve të pranishëm në sallë. Deputetët e tjerë ishin duke ndjekur punimet përmes internetit.
Në kohën kur Italia ka luftuar shpërthimin e virusit në fillim të muajit mars, Franca dhe Gjermania patën vënë kufizime në eksportin e maskave për fytyrë, pavarësisht paralajmërimeve nga Komisioni Evropian se veprime të tilla mund të dëmtojnë përgjigjen kolektive ndaj sëmundjes Covid-19.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Itali kanë vdekur më shumë se 21,000 persona, njëherësh më së shumti në gjithë Evropën.