Kembanat e tritolit bien serish – per biznesmenin apo deputetet?
Tjetër shpërthim me eksploziv që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kryeqytet. Policia e Tiranës bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në orën 02.40 në Rrugën ‘Ymer Kurti’, në katin e 3-të të një pallat të ri, në pronësi të shtetasit Ilir Dako. Nga shpërthimi mësohet se është dëmtuar lehtë motra e pronarit të apartamentit V.D, 60 vjeç, e cila u dërgua në Spitalin Ushtarak jashtë rreziku për jetën.
Aktualisht, grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për identifikimin e kapjen autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërsa familjarët e Ilir Dakos, pronarit të banesës ku ndodhi shpërthimi janë shprehur të mos kenë konflikte me asnjë person. Sipas tyre, ka mundësi që agresorët të kenë ngatërruar adresë. “Nuk kemi probleme me njeri. Mund të kenë ngatërruar adresë. Në këtë pallat jetojnë deputetë”, shprehen ata.(foto ilustruese)/Balkanweb.com/