Keni ne plan te vdisni?! Mendojeni dy here, varrezat po mbyllen
Pas mbylljes së varrezës së Sharrës kohë përpara, sot është mbyllur edhe varreza e Tufinës pasi janë ezauruar të gjitha hapësirat për hapjen e varreve të reja. Njoftimi vjen nga Bashkia e Tiranës referuar Ndërmarrjes së Shërbimit Funeral.Sipas njoftimit të bashkisë, ky shqetësim i është adresuar qeverisë shqiptare. Sipas Bashkisë së Tiranës, “mungesa e vendimit të qeverisë që i hap rrugën shpronësimit për interes publik bën të pamundur vazhdimin e kryerjes së ceremonive mortore në të dy varrezat publike të Tiranës në Sharrë dhe Tufinë.”/shqiptarja.com/