Kerkimet për nafte ne kufi, Ministria e Jashtme greke: Respektojme te Drejten Nderkombetare mbi Detin
Preket sërish çështja e ndarjes së detit me shtetin fqinj Greqi. Këtë herë lajmet vijnë nga Greqia. Gjatë një konference për shtyp të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Greke, Konstantinos Koutras, gazetarët e kanë pyetur lidhur me këtë çështje bazuar në artikujt e publikuar në shtypin shqiptar. Pyetja konsistonte në vërtetësinë e çështjes se shteti grek po kërkon naftë dhe gaz natyror për shfrytëzim brenda kufijve ujorë shqiptarë.
“Greqia respekton plotësisht të Drejtën Ndërkombëtare mbi Detin” ka qenë përgjigjja e zëdhënësit Konstantinos Koutras. Zëdhënësi Kutras siguroi se është bërë kujdes që zonat që do të tenderohen, të mos krijojnë absolutisht asnjë problem me asnjë prej vendeve fqinje dhe në rastin konkret, me Shqipërinë.
“Sigurisht që kuadri ynë i referimit është gjithmonë, pranimi i përbashkët dhe respektimi i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit,” tha Kutras. Deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është në një linjë më atë të vetë ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos 3 ditë më parë mbi këtë çështje.
S.S
Marrë nga ResPublica.al