Me datën 16 prill, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, ka bllokuar uebsajtin komunitar Medium.com.
Në lidhje me këtë veprim të AKEP, reagoi edhe Këshilli Shqiptar i Medias, ku përmes një deklarate thotë se kjo gjë është një censurë, ndërsa vendi ynë rreshtohej përkrah vendeve si Kina, Malajzia dhe Egjipti, që e kanë bllokuar këtë medium.
Medium.com, tanimë është hapur, ndërsa për bllokimin e tij ka reguar edhe Këshilli i Europës.
Deklaratën e Këshillit Shqiptar të Medias e ka vendosur në seksionin “demorkacia” “liria e mediave” Këshilli i Europës, i cili shkruan: Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Shqiptare (AKEP) ka urdhëruar ofruesit e shërbimeve të internetit që të bllokojnë faqen e internetit të blogeve të komunitetit Medium.com. Urdhri erdhi pas një kërkese të Autoritetit Shqiptar të Mediave Audiovizive (AMA) për të bllokuar tërë faqen, sepse po transmetonte filma në mënyrë të paligjshme. AMA kërkoi bllokimin në 16 Prill 2020. Këshilli i Mediave Shqiptare reagoi kundër bllokimit të domenit duke deklaruar se nëse Facebook ose Ëhatsapp përmbajnë lidhje me filma të piratuar, qeveria nuk duhet të mbyllë të gjithë faqet e internetit. “Nëse AMA ka kërkuar mbylljen e medium.com, veprimi i AMA do të ishte i paligjshëm. Nëse AKEP e ka marrë vetë këtë vendim, ai është akoma një veprim i paligjshëm. “/ HistoriaIme