Kodi Rrugor, nuk pajisen me leje drejtimi ata qe kane varesi nga alkooli apo lendet narkotike
Rritja e sigurisë rrugore dhe minimizimi i numrit të aksidenteve në rrugët e Shqipërisë, është qëllimi i disa ndryshimeve në Kodin Rrugor, të cilat i bashkangjiten përditësimit të ligjeve në fushën e transportit, sipas direktivave të Bashkimit Europian.
Gazeta TemA shkruan se ligji i ndryshuar sjell një sërë risish, si për shembull, të gjithë personat që kane varësi nga alkooli apo lëndët narkotike nuk do të pajisen me leje drejtimi, apo personat që transportojnë fëmijët në shkolla duhet të kenë leje të posaçme për ta kryer këtë funksion.