Komisioni Europian i akordon 649.5 milione euro Shqiperise ne 7 vitet e ardhshme
Shqipëria do të përfitojë nga Komisioni Europian një shumë prej 649.5 milionë euro nëpërmjet Instrumentit të ri për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II) per 7 vitet e ardhshme. Agjensia Telegrafike e Lajmeve bën të ditur se Komisioni Evropian ka zbuluar sot detaje se si BE-ja do të mbështesë përpjekjet për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për 7 vitet e ardhshme. Financimi, për të cilin u ra dakord nga BE vitin e kaluar, arrin në 11 miliardë euro dhe do të jenë në dispozicion përmes instrumentit të ri për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II). Kështu, Shqipëria do të përfitojë 83.7 milionë euro për vitin 2014, 86.9 milionë euro për vitin 2015, 89.7 milionë euro për vitin 2016, 92.9 milionë euro për vitin 2017 dhe 296.3 milionë euro milionë euro për vitet 2018-2020. Për një total prej 649.5 milionë euro për periudhën 2014-2020. Njoftimi i sotëm tregon një ndarje të financimit mes vendeve dhe përcakton prioritetet e politikave që do të financohen. Një grup i përcaktuar mirë i treguesve dhe synimeve do të lejojë monitorimin e të saktë dhe vlerësimin e programeve. Shpërblimet e performancës do të zhvillohen në vitin 2017 dhe në vitin 2020.
L.V
http://www.ata.gov.al/ke-649-5-milione-euro-per-shqiperine-ne-shtate-vitet-e-ardhshme-174119.html
Marrë nga ResPublica.al