Konference per Nolin dhe Revolucionin e Qershorit. “Mungojne historianet “e djathte”
Akademia e Shkencave ka përkujtuar dje Revolucionin e Qershorit, një aktivitet që ishte paralajmëruar ditë më parë. Gazetat i kanë lënë vend pasqyrimit të aktivitetit, i cili është marrë me figurën e Fano Nolit. “Mapo” përcjell tri kumtetsa: atë të Nasho Jorgaqit, atë të Paskal Milos dhe atë të Pëllumb Xhufit. Duhet thënë se vlerësimet janë po ato, por Xhufi nuk i ka hequr asnjë presje krahasimit mes Nolit dhe Ahmed Zogut për të cilin është shprehur se përfaqësonte “krahun konservator, obskurantist dhe antikombëtar”.