Kontratat e “Abbisnet”-it rrezikojne mandatin e Kokedhimes
Gazeta TemA njofton se institucione të rëndësishme që financohen nga buxheti i shtetit, kanë blerë shërbime nga kompania Abissnet e Koço Kokëdhimës, gjatë kohës që ai ishte ende edhe pronar edhe deputet. Shkrimi me poshte i plote nga gazeta TemA
Disa gjykata, bashki, universitete, institucione mjekësore dhe agjenci shtetërore dhe institucione kanë blerë shëbrimet e kësaj kompanie, ndërkohë që ligji ua ndalon deputetëve të përfitojnë nga pasuritë e shtetit apo të pushtetit vendor dhe në rast të kundërt, parashikon heqjen e mandatit, siç përcaktohet në pikën 3 dhe 4 të nenit 70. Shoqëria Abissnet reagoi duke thënë se këto tendera i ka fituar për shkak se ka teknologjitë më të përparuar dhe ofron shërbim me standarde të larta teknike. Abisnnet pranon se ka shitur shërime tek 46 institucione buxhetore.
Abissnet njofton se Koço Kokëdhima ka qenë aksioner deri më datë 6 shkurt të vitit 2014 dhe më pas aksionet e tij ia ka shitur një tjetër personi juridik. Por, në pagesat e thesarit shihet se, në një rast, në kontratën me Bashkinë e Elbasanit për internet dhe telefon, kontrata është lidhur në dhjetor të vitit 2013.
LEXONI EDHE: “Shekulli” nxit urrejtje ndaj denoncueses se Sarandes?
Abissnet këmbëngul se pjesëmarrja e shoqërisë në tendera publikë dhe nënshkrimi i kontratave është kryer pas datës 6 shkurt, duke mos cënuar asnjë detyrim kushtetues. Por nuk kuptohet se si Abissnet, në rastin e Elbasanit, e ka marrë pagesën më 28 janar të vitit 2014, në një kohë që siç pretendon kontratën e ka shkruar 1 javë më vonë.
Një tjetër rast është ai i kontratës me Doganën e Pogradecit. Kontrata është lidhur më 3 dhjetor të vitit 2013, ndërsa njëra nga pagesat është kryer më 23 janar të vitit 2014, përpara datës 6 shkurt, kur sipas shoqërisë Abissnet, Kokëdhima shiti aksionet.
Abissnet njofton se Koço Kokëdhima ka qenë aksioner deri më datë 6 shkurt të vitit 2014 dhe më pas aksionet e tij ia ka shitur një tjetër personi juridik. Por, në pagesat e thesarit shihet se, në një rast, në kontratën me Bashkinë e Elbasanit për internet dhe telefon, kontrata është lidhur në dhjetor të vitit 2013
Në listën e pagesave nga dega e thesarit shihet se Abissnet ka kontrata me disa dogana, (Tiranë, Korçë, Pogradec) me Avokatin e Popullit, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Fakultetin e Mjekësisë, Teatrin Kombëtar të Komedisë, Qendrën e Studimeve Albanologike, bashkitë e Durrësit, Fierit, Lushnjës, Laçit dhe Patosit, qarkun e Shkodrës dhe disa gjykata, si Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Apelit në Korcë, Gjykatën e Tiranës, Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe disa komuna e qendra të moshuarish apo institucione të tjera. ( të plota mund t’i gjeni në linkun http://www.spending.data.al/sq/treasury/list/faqe/1/year/2014/perf_id/AB… )
Precedenti i heqjes se mandantit ne kete rast eshte ai i Ilir Beqjes.
Me kërkesë të Partisë Demokratike, Gjykata Kushtetuese i kërkoi kuvendit që t’ia hiqte mandatin deputetit të Shkodrës, pasi ai kishte përfituar tendera publikë me kompaninë e tij, nga Bashkia e Durrësit, pasi kishte marrë mandatin e deputetit më 1 gusht të vitit 2009.
Berisha paralajmëron se e njëjta rrugë mund të ndiqet për Kokëdhimën.
Duhet parë se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese në këtë rast dhe nëse mazhoranca do të votojë për t’ia hequr mandatin Kokëdhimës, nëse Kushtetuesja do ta kërkojë.
Në rastin e Ilir Beqes, ajo ishte shprehur kundër, ndonëse pa marrë pjesë në votim.