Kristo Papas, leter nga burgu ministrit te jashtem: Mbro greket e Himares!
Numri dy i partisë “Agimi i Artë”, Kristos Papas, që ndodhet në paraburgim së bashku me deputetë të tjerë të kësaj partie me akuzën e krijimit dhe drejtimit të organizatës kriminale, i ka drejtuar një letër me pyetje ministrit të Jashtëm Evangelos Venizelos. Deputeti neonazist Kristos Papas duket shumë i shqetësuar për çështjene vorioepirit dhe sidomos për prishjet e ndërtimeve pa leje në Himarë, të cilat sipas tij, po kryhen në mënyrë selektive në dëm të grekëve të rajonit.