Legalistet “zbythin” Ekrem Spahine, PLL drejtohet nga Gjana
Një proces zgjedhor me raunde dhe me numërim strikt votash të Kuvendit Kombëtar, ka nxjerrë në drejtim të Partisë Lëvizja e Legalitetit për katër vitet e ardhshme, kryetarin e ri Sulejman Gjana. Gjana është bërë i zëshëm sidomos vitin e fundit në emisionet televizive politike, si përfaqësues i PLL-së, kryesisht në debatet mbi figurën e mbretit Ahmet Zogu. Kuvendi Kombëtar i kësaj force politike, i mbledhur dje, ka vendosur të “ndëshkojë” kreun e PLL-së që nga viti 1998, Ekrem Spahia, duke mos i dhënë votat e duhura për një mandat të ri katërvjeçar.