Letra e deshmorit te UCK-se per femijet para vdekjes
Mediat kosovare kanë publikuar letrën e shkruar nga një prej dëshmorëve të luftës kundër serbëve pak çaste para vdekjes, Gëzim Hamza, i cili mbante pseudonimin “Piktori”, ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe humbi jetën në fushëbetejën e Rahovecit në korrik të vitit 1998. Pasi ka mbetur i plagosur, Hamza ka shkruar një letër me amanetet e fundit drejtuar shokëve dhe familjes së tij.