Ligji i ri per te drejten e informimit – nje arme e fuqishme ne duart e publikut
Nga Dorian Matlija, ResPublica
Informacioni është një nga indikatorët më të rëndësishëm për të përcaktuar nëse një shoqëri është demokratike ose jo. Midis dy palëve, qeverisë nga njëra anë dhe publikut nga ana tjetër, ka vazhdimisht një përpjekje të kërkuar informacion por edhe për t’ia fshehur atë prej njeri-tjetrit. Qeveria është gjithmonë në pozita më të privilegjuara, ndërsa publiku ështëpalë më e dobët, sidomos në shoqëritë jodemokratike.