Lirohet Timoshenko, Yanukovich shkarkohet dhe largohet nga kryeqyteti
Liderja e opozitës në Ukrainë, dhe ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko, është liruar nga burgu, njofton korrespodenti i Radios Evropa e Lirë në Kharkiv.
Tymoshenko është mbajtur në burg për katër vjet, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Pas lirimit nga spitali, ku po mbahej nën masa të rrepta të sigurisë, Tymoshenko është përshëndetur nga qindra simpatizantë të saj, përderisa po largohej me makinë.
Mbështetësit e saj brohorisnin “Free Yulia”, e cila njihet si kundërshtarja më e madhe e presidentit Viktor Yanukovych, i cili është larguar sot nga kryeqyteti Kiev, pas skenave dramatike të cilat ia përmbysën pushtetin.
Më herët gjatë ditës, deputetët zgjodhën Arsen Avakov, si ministër të Punëve të Brendshme dhe Oleksandr Turchunov si kryetar të Parlamentit të Ukrainës.
Të dy janë aleatë të Tymoshenkos.