Lista/Policia gjen 86 dokumente identiteti te humbura/Kerkoni emrin tuaj
Dhjetëra karta identiteti, pasaporta biometrike e leje drejtimi automjetesh, që ishin denoncuar të humbura nga qytetarët, janë gjetur nga Policia e Tiranës. Drejtoria e Policisë së kryeqytetit i bëri dje thirrje pronarëve të këtyre dokumenteve të paraqiten për t’i tërhequr ato në organet e Policisë. Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për 86 dokumente të ndryshme, humbja e të cilave ishte denoncuar në të gjitha komisariatet e Tiranës. Ato janë gjetur nga shërbimet e Policisë dhe të gjitha janë administruar në Komisariatin Nr. 3. Objektet që kishin humbur dhe janë gjetur, janë 67 karta identiteti, 8 pasaporta biometrike, 7 leje drejtimi automjetesh, si dhe karta studenti, fletëhyrje për në ministri etj.