Lufta e “bandave” ne Internet ngadaleson internetin ne te gjithe boten!
Interneti në të gjithë botën është ngadalësuar për shkak të një sulmi kibernetik për të cilin ekspertët e sigurisë thonë se është më i madhi i realizuar ndonjëherë. Një sherr mes një grupi që lufton emailet spam (“Spamhaus”) dhe një kompanie hostimi “Cyberbunger e cila mendohet të ketë ndërmarrë sulme hakmarrëse, ka ngadalësuar funksionimin e infrastrukturës bazë. “Spamhaus” ka ngritur aludimin se “Cyberbunger”, në bashkëpunim me “gangsterë kriminalë” nga Europa Lindore dhe Rusia, fshihet pas sulmit. “Cyberbunker” nuk ka komentuar për akuzat.