Lutje për ndihmë, për Shqipërinë e përmbytur! Ja si pasqyrohet situata e përmbytjeve nga agjencia Reuters (VIDEO)
Shtëpi të mbuluara nga uji dhe rrugë të kthyera në lumenj është situata në disa zona të përmbytuara të Shqipërisë. Banorët duhet të veshin çizme edhe për të ecur brenda shtëpive të tyre . Të vetmit që e shohin si argëtim janë fëmijët që lëvizin me varka në ujë.
Banorët e goditur nga përmbytja i kërkojnë ndihmë Qeverisë për të përballuar humbjet e tyre. Madje shumë prej tyre kanë frikë se do t’iu shemben edhe shtëpitë.
Të tjerë luten për fushat e përmbytura dhe të mbjellat e shkatërruara, duke e quajtur “vit i vdekur” për bujqësinë.
Kryeministri ka premtuar se gjithë të prekurit nga përmbytjet do të dëmshpërblehen dhe kanë filluar ndërkohë shpërndarjet e ndihmave nga ushtria shqiptare.
https://www.youtube.com/watch?v=SViABXHMsu0
/Video REUTERS