Mamografia falas per grate mbi 50
Në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shendetësisë do të ofrojë mamografi falas për zonjat që I kalojnë të 50-at. Mësohët se shërbimi do të ofrohet falas në 11 qendra spitalore ndërkohë që prioritet do u jepet arsitmareve.
Milva Ekonomi, zëvendësministre e Shëndetësisë, sqaron për gazetën “Shqip”, se prioriteti që do t’u jepet mësuesve vjen si shkak i kontaktit të drejtpërdrejtë që kanë ata me brezin e ri. Kjo do të thotë se arsimtarët mund edhe të sensibilizojnë vajzat mbi sëmundjen e kancerit të gjirit, që jo rrallë herë ka sjellë pasoja fatale për jetën, e sidomos në vendin tonë, ku informacioni në këtë drejtim ka qenë i mangët.
Për më shumë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/10/03/kanceri-gjirit-mamografi-falas-per-mesograte/