Masaker ne Korce, vriten ne mbremje 4 vete per motive xhelozie! (VIDEO)
Ne foto, ne shtepine e viktimave (Gazeta TemA), lajmi me poshte nga shqiptarja.com
KORÇË – Bën kërdinë nga xhelozia, duke vrarë me Kallashnikov katër vetë: ish-të dashurën dhe bashkëshortin e saj, si dhe dajën dhe bashkëshorten e këtij të fundit.
Shkak, sipas policisë, ka qenë mosdivorci i të dashurës prej bashkëshortit, por është kapur nga policia.
Po sipas policisë, Belimon e Daniela Meçollari, respektivisht 31 vjeç dhe 30 vjeç dhe Rexhep (daja i Belimonit) dhe Valentina Metollari janë vrarë nga bashkëfshatari i tyre, 40-vjeçari Bashkim Latollari në shenjë hakmarrjeje ndaj mosdivorcit të Belimonit dhe Danielës.
Pasioni dhe arma e hakmarrjes në duart e Bashkimit iu drejtua pa mëshirë edhe Rexhepit, dajës së rivalit të tij, Belimonit, i cili kishte luajtur rol për mosprishjen e familjes së nipit.
Dy të parët janë ekzekutuar nga dritarja e banesës së tyre në sy të dy fëmijeve të mitur, të cilët u kanë shpëtuar rastësisht breshërive të plumbave, që dilnin nga Kallashnikovi dhe xhelozia e çmendur e 40-vjeçarit.
Pas tyre Latollari ka shkuar drejt banesës së dajës së Belimonit dhe ka ekzekutuar atë bashkë me bashkëshorten, të cilët bënë rezistencë për mosdivorcin e mbesës.
Dy kufomat e para, edhe ish-e dashura jane hedhur ne ane te rruges në fshatin Gjonomadh në aksin rrugor Voskopojë-Korçë dhe jane gjetur aty nga kalimtarë të rastit.
Sipas policisë, shkak mendohet se ka qenë një lidhje intime e autorit të vrasjeve, Bashkim Latollarit me Daniela Meçollarin, e cila ndërkohë ishte edhe e martuar me Belimonin, por mbeti e vrarë nga ish-i dashuri i saj.
Policia po punon për zbardhjen e metejshme te dinamikës së plotë të krimeve makabre.